Lajme
Kanadaja ndalon eksportin e shërbimeve mbështetëse për industritë ruse të naftës, gazit dhe kimikateve
Demokracia
17:35 | 08 Qershor 2022

Share:

Kanadaja ka njoftuar sanksione të reja ndaj Rusisë, duke ndaluar eksportet e 28 shërbimeve, të tilla si kontabiliteti dhe reklamat, që nevojiten për funksionimin e industrive ruse të naftës, gazit dhe kimikateve.

Ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly, tha se masat do të ndikojnë në tregtinë që përbën rreth 50 për qind të të ardhurave të buxhetit federal të Rusisë, përcjell Klankosova.tv

Qëkur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj më shumë se njëmijë e 70 individëve dhe subjekteve ruse.

Të ngjashme