Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka njoftuar se vitin e kaluar Kanadaja ka mirëprit më shumë se 405,000 emigrantë.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se emigracioni është thelbësor për rritjen e ekonomisë sonë dhe për të ndihmuar bizneset të gjejnë punëtorët që u nevojiten.
“Vitin e kaluar, Kanadaja mirëpriti më shumë se 405,000 të ardhur, më së shumti që kemi pritur ndonjëherë në një vit. Ne po ndërtojmë mbi këtë dhe po vendosim objektiva më të larta në vitet në vijim, sepse emigracioni është thelbësor për rritjen e ekonomisë sonë dhe për të ndihmuar bizneset të gjejnë punëtorët që u nevojiten”, ka shkruar Trudeau.
Last year, Canada welcomed more than 405,000 newcomers – the most we’ve ever welcomed in one year. We're building on that and setting higher targets in the years ahead, because immigration is critical to growing our economy and helping businesses find the workers they need.
— Justin Trudeau (@JustinTrudeau) November 1, 2022