Kanadaja ka konfirmuar rastet e para të koronavirusit në jetën e egër, pasi tre drerë rezultuan pozitivë me Covid.
Qendra Kombëtare për Sëmundjet e Kafshëve të Huaja tha se mostrat u mblodhën në fillim të nëntorit nga kafshët në rajonin Estrie të Quebec përgjatë kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Të tre drerët nuk patën asnjë shenjë klinike të sëmundjes dhe ishin të gjithë mirë,” tha agjencia në një deklaratë.
Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve u njoftua më 1 dhjetor, shtoi ajo.
Ka informacion të kufizuar për kafshët dhe Covid-19.
Autoritetet kërkuan përdorimin e maskave rreth drerëve të egër, ndërsa ata “vazhdojnë të monitorojnë dhe vlerësojnë implikimet e mundshme të virusit në jetën e egër kanadeze”.
Virusi ka infektuar më parë lloje të shumta kafshësh në mbarë botën si macet, qentë, dhe kafshët e kopshtit zoologjik.
Shtetet e Bashkuara raportuan kohët e fundit prova të përhapjes së Covid nga njerëzit te dreri i egër me bisht të bardhë,i cili u përhap më pas midis drerëve, shkruan oranews.al. Por nuk ka pasur asnjë transmetim të njohur nga dreri te njerëzit.
Rasti i parë i Covid-19 u zbulua në një treg kafshësh në Wuhan të Kinës, ku shiteshin kafshë të egra dhe shtëpiake. Besohet se e ka origjinën nga një kafshë.