Lajme
Kanabis, kokainë, ekstazi, arrestohen tre të rinj në Prishtinë
Demokracia
18:10 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Sot rreth orës 02:30, në lagjen Dardania në Prishtinë, zyrtarët e stacionit policor Jugu kanë arrestuar tre persona të dyshuar dhe kanë sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve : mariuhane 3.8 gram, kokainë 0.2 gram, 19 tableta ekstazi, si dhe mulli për bluarje, qese per paketim të narkotikëve e fleta për mbështjellje të narkotikëve.

Personat e dyshuar janë: V. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që i dyshuari R.M, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit.

Ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Blereje, posedim,shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.


Të ngjashme