Lajme
Kanabis drejt Greqisë, shkon në 28 numri i të arrestuarve nga “Restart”
Demokracia
18:07 | 17 Nëntor 2022

Share:

Ka shkuar në 28 numri i të arrestuarve gjatë dymbëdhjetë fazave të operacionit “Restart”.

Policia bën me dije se një 20-vjeçar i identifikuar si E. B., 20 vjeç është arrestuar para tetë ditësh pasi dyshohet si i përfshirë në trafikimin drejt Greqisë, të 9.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Mësohet se blutë kanë gjetur 16 pakot e lëndës narkotike në, në dy gomat rezervë të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme./euronewsal

Të ngjashme