Sport
Kampionia e tenisit shokon fansat me vendimin e saj
Demokracia
14:31 | 23 Mars 2022

Share:

Tenistja numër 1 në botë, Ashleigh Barty ka shokuar fansat e saj duke njoftuar tërheqjen nga ky sport. Lajmin e ka bërë publik nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Instagram.

“Jam shumë falënderuese për gjithçka që ky sport më ka dhënë dhe po largohem me krenari. I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë udhëtimit tim dhe do tu jem mirënjohëse për ato kujtime që krijuam sëbashku. Nuk isha e sigurt si tua thosha.”

“E di sa shumë punë duhet që të japësh më të mirën. E kam thënë shpesh që nuk e kam më atë entuziazëm si më parë. Nuk kam më motivim për të çarë përpara. Thjesht e di që nuk kam se çfarë të jap më shumë.”

Gjatë karrierës së saj tenistja australiane ka fituar 16 çmime në gara individuale dhe 12 në dyshe. /Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ash Barty (@ashbarty)

Të ngjashme