Sport
Kampioni vjeshtor sot u rikthehet stërvitjeve, pas pesë ditëve largohet nga Kosova
Demokracia
10:07 | 05 Janar 2022

Share:

Kampioni vjeshtor Gjilani sot u rikthehet stërvitjeve për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi e cila e mbylli vjeshtën në pozitën e parë, në Kosovë do të stërvitë pesë ditë,  derisa më 10 janar do të udhëtojë drejt Shqipërisë ndërsa më pas një fazë përgatitore do ta kryej edhe në Antalia të Turqisë.

“Skuadra do të paraqitet në stadiumin ndihmës me bari sintetik me fillim nga ora 13:00. Seanca e parë stërvitore do të jetë e hapur për mediat dhe publikun.

Fazën përgatitore skuadra do ta vijojë më 10 janar në Kompleksin “Tropikal” në Durrës, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Antalisë në Turqi, me ç’rast do qëndrojë për dy javë për ta mbyllur fazën”, shkruan në njoftimin e SC Gjilanit. /Demokracia.com

Të ngjashme