Sport
Kampioni Usyk shkon në luftë: Vendi dhe krenaria ime janë më të rëndësishme se një brez
Demokracia
15:16 | 02 Mars 2022

Share:

Kampioni i botës i peshave të rënda në boks, Oleksander Usyk, ka pranuar se nuk e di se kur do t’i kthehet ringut për t’u përballur me britanikun Anthony Joshua.

Ai është kthyer në vendlindjen e tij, Ukrainë, duke iu bashkua batalioneve për mbrojtjen e Kievit ndaj pushtimit të Rusisë.

Usyk mori brezin e IBF, WBA, WBO dhe IBO pasi mundi Xhoshua dhe po planifikohej një ndeshje revanshi mes të dyve. Por tani Usyk ka kaluar sportin plotësisht në plan të dytë dhe po mendon vetëm për të mbrojtur vendin e tij.

“Nuk e di me të vërtetë se kur do të kthehem në ring”, tha ai për CNN. “Vendi im dhe nderi im janë shumë më të rëndësishëm për mua se një brez kampioni në boks”, theksoi boksieri i cili zbuloi se po jetonte në një bodrum me familjen e tij, por ishte gati që të përfshihej në luftime.

“Nëse duan të marrin jetën time, apo të afërmve të mi, mua do të më duhet të bëj të njëjtën gjë. Por nuk do të dëshiroja, nuk dua të qëlloj me armë, nuk dua të vras askënd. Por nuk do të kem zgjidhje tjetër nëse ata duan të më vrasin”, tha Usyk. /Demokracia.com

 

Të ngjashme