Sport
Kampioni olimpik akuzohet për tri vrasje, rrezikon t’i kalojë 15 vjet në burg
Demokracia
12:05 | 18 Gusht 2021

Share:

Zurab Zviadauri, ish-kampioni olimpik në xhudo akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre personave.

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë ka njoftuar të martën se një prej sportistëve më të mëdhenj të vendit është arrestuar, përcjell Demokracia.com.

Ai akuzohet për vrasjen e tre personave së bashku me një person të panjohur në Cinandali, rreth 95 kilometra në lindje të kryeqytetit, Tbilisi.

Njeriu që i solli Gjeorgjisë medaljen e parë olimpike mund t’i kalojë 15 vite në burg.

Zurab u bë kampion olimpik në Athinë në vitin 2004.

Ai ishte kampion bote edhe në dy raste – në vitet 2001 dhe 2003. /Demokracia.com

Të ngjashme