Sport
Kampioni i botës në boks Robin Krasniqi, hap bunar të ujit në një krahinë të Pakistanit
Demokracia
19:04 | 27 Shkurt 2021

Share:

Një gjest human ka ardhur nga kampioni i botës në boks, Haxhi Robin Krasniqi, i cili ka hapur me mjetet e tij një bunar të ujit të pijshëm në një krahinë të quajtur Sindh në Pakistan.

Për këtë ka njoftuar vet Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Prej Zotit vjen suksesi! Uji është elementar për jetën tonë, ne e shijojmë çdo ditë dhe e shohim të vetëkuptueshëm konsumimin e ujit, por ka shumë vende në botë ku njerëzit nuk kanë ujë të pijshëm.

Andaj jam shumë i lumtur se kam arrit me ndërtu një bunar të ujit të pastër i cili rrjedh 24 orë në ditë në njërin nga vendet më të varfra në botë, ku njerëzit kanë shumë nevojë për ujë”, u shpreh Krasniqi. /Demokracia.com

Të ngjashme