Sport
Kampioni i botës i veshur me uniformë të ushtrisë së Kosovës uron Ditën e Pavarësisë
Demokracia
14:40 | 17 Shkurt 2021

Share:

Kampioni i Botës në boks, Haxhi Robin Krasniqi iu është bashkuar karvanit të urimeve për Pavarësinë e shtetësisë së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Kosova sot po e feston 13 vjetorin e Pavarësisë, derisa Krasniqi ka uruar këtë festë me një foto të veçantë.

I veshur me uniformë të ushtrisë së Kosovës, kampioni i botës ka uruar për këtë ditë të shenjt, duke dhënë kështu sinjale se gjithmonë është gati të luftojë për vendin e tij.

“Urime 13 vjetori i pavarësisë Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”. /Demokracia.com

Të ngjashme