Sport
Kampionati rifillon në gusht, ministri ukrainas: Gjatë sulmeve ajrore pauzohet ndeshja për t’u strehuar
Demokracia
09:54 | 14 Korrik 2022

Share:

Superliga e Ukrainës në futboll do të rifillojë në muajin gusht.

Përkundër agresionit rus që po vazhdon në Ukrainë, futbolli duket se do të tentojë të rikthehet në jetë.

Superliga e Ukrainës do të rikthehet në muajin gusht, dhe për këtë ka folur edhe ministri i sportit ukrainas.

“Gjatë sulmeve ajrore, ndeshjet do të ndërpriten dhe lojtarët me trajnerët e stafin do të shkojnë shpejtë në ndonjë strehë”, ka thënë ministri i sportit.

Futbolli në Ukrainë është ndërprerë qysh prej kohës kur nisi agresioni rus.

Mbetet të shihet nëse organizimet e ndeshjeve do të mund të mbijetojnë pas rifillimit./Demokracia.com/

Të ngjashme