Sport
Kampionati anglez vjen me superndeshjen Chelsea – Manchester United
Demokracia
10:02 | 28 Shkurt 2021

Share:

Manchester City duket të jetë skuadër e pakapshme sivjet në Premier League dhe vetëm ndonjë mrekulli mund të bëjë që skuadra e Pep Guardiolas të mos e fitoi titullin sivjet, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, shumë dilema tjera mbetën për t’u zgjidhur në kampionat. Sonte një ndeshje tejet e fortë është ajo në Londër ku ndeshën Chelsea e Manchester United.

Rivaliteti mes dy klubeve është rritur ndjeshëm në tre dekadat e fundit, ndërkohë edhe në fushën e lojës në të gjithë kompeticionet Chelsea dhe United i kanë provuar që të tre rezultatet e mundshme në tre sfidat e fundit ndërmjet tyre.

Kjo ndeshje nis nga ora 17:30. Sfidë joshëse është edhe ajo e skuadrës së Jose Mourinhos, Tottenham që ndeshet me Burnleyn, derisa Liverpooli i Jurgen Kloop sfidohet ndaj të fundit në tabelë Sheffieldit.

Me poshtë mund ta gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com

Të ngjashme