Sport
Kampi Nacional në Hajvali, një nga projektet më të mëdha të FFK-së
Demokracia
14:37 | 31 Mars 2022

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës gjatë katër vjetëve nën drejtimin e presidentit Agim Ademi i ka kushtuar rëndësi të madhe investimeve në infrastrukturë.

Njëri nga projektet më të mëdha ka qenë ndërtimi i Kampit Nacional në Hajvali, njofton FFK-ja.

Ky kamp do t’iu shërbej kombëtareve tona në të dy konkurrencat për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

Në këtë hapësirë janë të vendosura dy fusha me bari sintetik dhe një fushë me bari natyral, e cila do të ketë në dispozicion tribunat lindore dhe perëndimore. Po ashtu, tashmë kanë përfunduar edhe punimet e brendshme, me zhveshtore moderne dhe infrastrukturë përcjellëse.

Kampi ka në dispozicion edhe 23 dhoma gjumi me nga dy shtretër, ambiente këto të cilat u shërbejnë mjaftueshëm për akomodim dy ekipeve të cilat aktivitetin e tyre do ta zhvillojnë aty./Demokracia.com/

Të ngjashme