Një llogari në Twitter që merret me matjen e të dhënave nga fusha të ndryshme në Kosovë(Kos-data) së fundi ka publikuar përqindjen e burrave dhe grave që kanë kërkuar ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë nga vajzat në shkolla.
Sipas këtyre matjeve del se 85% e personave që kanë postuar hashtagun e kampanjës për ndryshimin e UA janë burra dhe vetëm 15% gra.
Këto të dhëna janë nxjerrur nga llogaritë që kanë postuar hashtagun “#ndryshojeni_ua_për_shaminë” në rrjetin social Twitter.
Gjinia e personave që kanë postuar nën hashtagun e kampanjës që synon ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon përdorimin e shamisë në institucionet arsimore. pic.twitter.com/y502LzV4pi
— kos_data (@kos_data) August 12, 2022