Krejt papritur Burim Meta dhe Bekim Haxhiu – “Kamishi” nisën një bisedë me njëri-tjetrin derisa po mbahej mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.
Biseda mes tyre që nisi spontanisht derisa po mbante fjalim deputeti Mirsad Shkreta i Lëvizjes Vetëvendosje, u bë shumë serioze dhe zgjati rreth pesë minuta.
Pëshpërimat e tyre e irrituan deputetin Shkreta.
“Po më shpërqendrojnë kolegët”, iu drejtua Shkreta, dy bashkanëtarëve të tjerë në komision, shkruan Paparaci.
Ngjarja ndodhi në mbledhjen e sotme të komisionit, në të cilën është duke raportuar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Gjatë raportimit të tij, Latifi deklaroi se organet e drejtësisë do të merren me rastet e keqpërdorimeve të Fondit të Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.
Ai foli edhe për programin e tij për transformimin e sistemit shëndetësor në vend, si dhe për vizitat që realizoi jashtë vendit gjatë muajve të fundit.