Sport
Kamerat kapin gjithçka, futbollisti serb shihet duke mashtruar në ndeshjen Juventus – Porto
Demokracia
09:53 | 10 Mars 2021

Share:

Porto arriti një sukses të madh mbrëmë kur eliminoi Juventusin në Ligën e Kampionëve pas një drame të madhe të zhvilluar në Torino, shkruan Dekokracia.com.

Porto pësoi humbje me rezultat 3:2 në një ndeshje që shkoi në vazhdime, por fal një goli më shumë në fushën mysafire portugezët vazhduan tutje.

Megjithatë, një detaj në mbarim të takimi u tërhoqi shumë vëmendjen  tifozëve të futbollit.

Ka qenë futbollisti serb, Marko Grujiç që mashtroi gjyqtarin duke marrë një faull qesharak, derisa tentonte të merrte kohën ai shtirej si i lënduar dhe shihet duke e vëzhguar edhe gjyqtarin se çka po ndërmerr në atë rast.

Mashtrimi i tij nuk ishte bindës, derisa kamerat e kapën atë duke e dëshmuar gënjeshtrën e madhe të futbollistit serb. /Demokracia.com

Të ngjashme