Lajme
Kamenicë: Dërgohet në vuajtje të dënimit 24-vjeçarja që po kërkohej nga Policia
Demokracia
19:36 | 29 Qershor 2024

Share:

Policia ka njoftuar se sot në Kamenicë kanë arrestuar 24 vjeçaren M.Th., femër kosovare.

Ajo ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy vjet e shtatë ditë për disa vepra penale.

Pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”,thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme