Lajme
Kamberi: Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës
Demokracia
16:45 | 14 Mars 2021

Share:

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përgëzur Lumir Abdixhikun pas zgjedhjes së tij në krye të LDK-së.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka mirëpritur zgjedhjet që u mbajtën sot në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), raporton Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kamberi ka përgëzuar LDK-në për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Ai ka thënë se ndryshimet në partitë politike në Kosovë dhe sa më të mira që të jenë ato, aq më shumë mundësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës”, ka shkruar ndër të tjerash Kamberi.

Postimi i plotë i Kamberit, pa ndërhyrje:

Përgëzoj Lidhjen Demokratike të Kosovës për mbarëvajtjen e Kuvendit të saj për zgjedhjen e kryetarit, me garë të vërtetë, shumësi kandidatësh dhe pranim rezultati.

Respekt dy miqve të mi, Lumirit dhe Lutës, për kulturën e tyre demokratike. ​

Urime Lumir për detyrën e re!

Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/sh.kamberi/posts/10157572952381300

Të ngjashme