Intervista
Kamberi për “non-paper”: Ndryshimi eventual i kufijve në Ballkanin Perëndimor prek edhe Luginën
Demokracia
12:06 | 21 Maj 2021

Share:

Deputeti nga Bujanovci dhe kryetari i grupit të vetëm opozitar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, në një intervistë për Demokracia.com ka folur për një “non-paper” të publikuar në mediat, lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Sigurisht se ndryshimi eventual i kufijve në Ballkanin Perëndimor do të prekte edhe Luginën e Preshevës. Por për ne, prioritet mbetet përfshirja e cështjes së Luginës dhe të zgjedhurve të saj në dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Kamberi.

Gjatë kësaj interviste, Kamberi po ashtu ka kërkuar që çështja e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, edhe si temë, edhe përmes pranisë fizike të të zgjedhurve të Luginës së Preshevës.

Ndërsa ka folur për investimet e Serbisë në Luginën e Preshevës, Kamberi ka thënë se pushteti Vuçiq – Daciq me politikën e vet diskriminuese ndaj po mbyllë perspektivat për jetë normale në atë pjesë.

“Pushteti Vuçiq – Daciq me politikën e vet diskriminuese ndaj rajonit tonë, po mbyllë perspektivat për jetë normale. As edhe një investim serioz nuk është bërë në komunat tonë. Duke pasur parasysh se këto janë komunat më të pazhvilluara në nivel të Serbisë, me buxhet lokal të pamjaftueshëm, mungesa e investimeve nga lart, po e bën Luginën e Preshevës rajon pa perspektivë”, ka thënë Kamberi. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme