Lajme
Kamberi: Në Tërnoc po frikësohen votuesit me alarm për bombë
Demokracia
12:18 | 23 Qershor 2022

Share:

Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar sot në Tërnoc të Bujanocit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se në një shkollë është dhënë një alarm fals për bombë, kjo sipas tij është për t’i frikësuar votuesit.

“Në Tërnoc, në njësinë numër 6, nuk ka filluar votimi as pas tre ore përplasjesh mes komisionerëve që ka filluar pas provokimeve të komisionerëve të SPS se ‘kjo është mbretëri dhe na vendosim këtu’. Shumë zgjedhës janë kthyer nga vendvotimi dhe nuk iu është mundësuar të votojnë”, ka shkruar ndër të tjerash Shaip Kamberi.

Reagimi i plotë i Kamberit, pa ndërhyrje:

Në Tërnoc, në njësinë numër 6, nuk ka filluar votimi as pas tre ore përplasjesh mes komisionerëve që ka filluar pas provokimeve të komisionerëve të SPS se ”kjo është mbretri dhe na vendosim këtu”.

Shumë zgjedhës janë kthyer nga vendvotimi dhe nuk iu eshte mundësuar të votojnë.

Ndërkohë vjen  një paralajmrim për “bombë të vendosur në objektin e shkollës ku po mbahen votimet”, që e ka marrë drejtori i shkollës me telefonatë anonime, skenar ky për të krijuar frikë te votuesit shqiptar.

Të ngjashme