Lajme
Kamberi në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Gjithë këto vite Serbia mban veten peng nga mospranimi i realitetit
Demokracia
16:45 | 17 Shkurt 2021

Share:

Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka uruar gjithë popullin kosovar për këtë ditë.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e Pavarësisë. Teksa ka thënë për gjithë këto vite Serbia mban veten peng nga mospranimi i realitetit.

“Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i Kamberit, pa ndërhyrje:

«​ Je vous ai compris​ »​ (“Unë ju kam kuptuar”).

Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më​ 4 qershor 1958,​ mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj. ​

Kosovë, Urime!. /Demokracia.com/

«​ Je vous ai compris​ »​ (“Unë ju kam kuptuar”).

Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më​ 4 qershor…

Posted by Shaip Kamberi on E mërkurë, 17 Shkurt 2021

Të ngjashme