Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mbështetur Dritan Abazoviqin për kryeministër të Malit të Zi.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kamberi ka shkruar zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit, përcjell Demokracia.com.
“Por edhe se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit; respektivisht dobësimit të autokracisë, nacionalizmit shovenist, pro-putinizmit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Kamberi.
Postimi i plotë:
Mbështetje Dritan Abazović për Kryeministër ?
Jo vetëm sepse është shqiptari i parë që bëhet Kryeministër në historinë e Malit të Zi.
Por edhe se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit; respektivisht dobësimit të autokracisë, nacionalizmit shovenist, pro-putinizmit dhe krimit të organizuar.
E kundërta e pushtetit të Vuçiqit dhe pjesës dërmuese të opozitës së sotme në Serbi./Demokracia.com/