Lajme
Kamberi: Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura për qytetarët e Luginës së Preshevës
Demokracia
21:22 | 27 Gusht 2022

Share:

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Kamberi theksoi se marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e BE-së e përfshirjen e drejtpërdrejt të SHBA-ve”, ka shkruar Kamberi.

“Lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Republikës së Kosovës, po merr kuptim.Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”.

Postimi i plotë:

Përshëndes marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e BE-së e përfshirjen e drejtëpërdrejt të SHBA-ve.

Lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Republikës së Kosovës, po merr kuptim.

Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Të ngjashme