Lajme
“Kam qenë kreativ”, Kurti e lavdëron pak vetën për takimin në Bruksel
Demokracia
13:26 | 24 Gusht 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur edhe për takimin në Bruksel.

Për takimin me Vuçiqin në Bruksel, duke mos pasur kush as ta lavdërojë, Kurti ia thuri edhe pak lavde vetvetes, duke thënë se ka qenë shumë kreativ e konstruktiv në atë takim.

Sipas tij, Kurti ka bërë propozime, por jo edhe pala tjetër.

“Së pari në Bruksel kam qenë unë, kam qenë kreativ, konstruktiv, i përkushtuar për dialog për marrëveshje, jo për dialog-dialog. Marrëveshja duhet të jetë ndërkombëtarisht dhe ligjërisht e obligueshme, duhet të jetë marrëveshje finale, e cila në qendër duhet ta ketë njohjen reciproke. Unë kam shkuar me propozime konkrete. Së pari, në pikat fillestare që është korniza gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve kam propozuar një ide me 6 kapituj sesi do të duhej të duket ajo marrëveshje. Pra, unë kam propozuar konkretisht dhe kur dikush propozon konkretisht është konstruktiv, është ndihmues, është kreativ dhe ky kam qenë unë në takimin e 18 gushtit”, ka thënë Kurti, duke vazhduar kështu thumbimin ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Christofer Hill, i cili ditë më parë e lavdëroi Vuçiqin. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme