Lajme
“Kam ofruar mënyrën se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza” | Kurti lë të kuptohet se do t’i refuzojë kërkesat amerikane
Demokracia
15:30 | 07 Qershor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar nga Mitrovica se nuk ka marrë asnjë ultimatum nga faktorët ndërkombëtarë për situatën në veri.

Sipas tij, në takimin që mbajti të hënën me emisarët Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, ka paraqitur mënyrën më të sigurt për dalje nga kriza, për të cilën ka bërë me faj strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë.

“Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi,”m u shpreh kryeministri Kurti, në një deklarim për media pas aktivitetit të xhudos që është mbajtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku para qindra nxënësve nga shkollat e kësaj komune xhudistja Majlinda Kelmendi së bashku me shumë xhudistë të tjerë kanë demonstruar sportin e xhudos në kuadër projektit “Kosova shtet i xhudos”.

Sipas tij, dalja më e sigurt nga kriza në veri ishte si vijon:

“E para, është sundimi i ligjit; kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm,”

Kurti mori pjesë në një aktivitet me xhudisten Majlinda Kelmendi në Mitrovicë në kuadër të projektit “Kosova shtet i xhudos”.

Të ngjashme