Konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Alby, në një bisedë me vajzat, Brikenën dhe Santianën, ka zbuluar detaje rreth punës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Alby, ka thënë se posedon dy biznese të rrobave, derisa e ka theksuar pasionin e saj mbi dizajnimin e rrobave të banjos.
“Unë bëj rroba plazhi, dizajn. Kam dy biznese. Bëj rroba plazhi, tuta, dhe veshje ‘oversize’. Por, rrobat e plazhit i kam qejf shumë, çdo koleksion e bëj të ndryshëm. Kur i shes, nuk shkoj më mbrapa, bëj të tjera”, ka thënë ajo pos tjerash.