Një shqiptar është arrestuar nga oficerët e Britanisë së Madhe nën akuzën se transportonte emigrantë të paligjshëm me gomone nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas mediave britanike, 44 vjeçari është i arrestuari i pestë që ka rënë në pranga nën dyshimin se ishte përfshirë në trafikun e emigrantëve të paligjshëm. Shqiptari u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Loughborough.
Shqiptarët Arsen Feci, 44 vjeç dhe Klodian Shenaj, 48, nga Nottingham dhe Banet Tershana, 51 vjeç, nga Hove, East Sussex, do të paraqiten në Gjykatën Nottingham Crown më 29 mars.