Lajme
Kalon mocioni i VV-së për përshpejtim të Ligjit për Paga, opozita s’mori pjesë në votim
Demokracia
17:47 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës votoi pro shqyrtimit të afateve kohore të Ligjit për Pagat.

63 deputetë votuan pro, asnjë kundër e asnjë abstenim. Në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës.

Propozuesi i mocionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, deklaroi se deri më 21 dhjetor duhet të bëhet shqyrtimi i projektligjit dhe të dorëzohen komentet.

Kuvendi votoi edhe për shqyrtimin e afateve kohore për Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Nga 82 deputetë sa ishin në sallë, 64 deputetë morën pjesë në votim.

Të ngjashme