Kanë kaluar 25 minuta lojë në finalen e Superkupës së Kosovës në futboll midis Prishtinës dhe Llapit.
Rezultati vazhdon të mbetet i pandryshueshëm, pra 0-0, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja deri më tani po karakterizohet pa ndonjë rast të mirë shënimi, kryesisht lojë e kujdesshme nga dy skuadrat.
Gjyqtari kryesor, Dardan Çaka ka ndëshkuar Endrit Krasniqin e Prishtinës me karton të kuq.
Ndryshe, kjo është përballja e parë zyrtare në futbollin kosovar që po vëzhgohet nga VAR-i. /Demokracia.com