Sport
Kalojnë 20 minuta lojë në “Fadil Vokrri”, ky është rezultati në takimin Kosova – Burkina Faso
Demokracia
18:21 | 24 Mars 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës është duke luajtur në ndeshjen e parë  të vitit 2022, njëherit e para nën drejtimin e trajnerit të ri francez, Alain Giresse.

Kanë kaluar 20 minuta lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa rezultati është 1:0 në favor të futbollistëve të Kosovës, raporton Demokracia.com.

Mbrojtësi, Fidan Aliti është autor i golit të parë për “Dardanët” në minutën e 3-të të takimit.

Edon Zhegrova, ylli i Lilles luajti rolin e asistuesit në golin e parë.

Të përzgjedhurit e trajnerit, Giresse kanë iniciativën deri në këto momente. /Demokracia.com/

Të ngjashme