Kanë kaluar 15 minuta lojë në duelin miqësor në mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Jordanisë.
Rezultati vazhdon të mbetet ai i minutës së parë, 0-0, raporton Demokracia.com.
“Dardanët” kanë një dominim të lehtë kundrejt Jordanisë deri në këto momente.
Kryeziu kishte një mundësi të mirë shënimi në minutat e para të ndeshjes kur goditja e tij me kokë shkoi shumë pranë portës së mysafirëve.
Atmosfera në stadium është e mirë nga “Dardanët” të cilët në numër jo shumë të madh siç jemi mësuar t’i shohim, megjithatë po vazhdojnë të përkrahin vazhdimisht lojtarët e Kosovës.
Sfida e sontme është e para pas shkarkimit të trajnerit, Bernard Challandes dhe njëherit e para për trajnerin e përkohshëm, Primoz Gliha. /Demokracia.com