Sport
Kaloi testet mjekësore, por dështon transferimi i Iscos tek Unioni i Berlinit
Demokracia
16:20 | 31 Janar 2023

Share:

Isco nuk do t’i bashkohet Union Berlinit. Marrëveshja në mes lojtarit dhe klubit gjerman ka dështuar. Kështu ka raportuar “Bild” të martën, ndonëse Isco kishte kaluar testet mjekësore.

“Gjatë bisedimeve, ne duhej të kuptonim se partneri ynë negociues nuk ishte më i gatshëm të lëvizte brenda kornizës së diskutuar fillimisht”, ka thënë përfaqësuesi i Iscos për “Bild”.

Ndërkohë edhe menaxheri i Union Berlinit, Oliver Ruhnert konfirmoi se ka dështuar transferimi i futbollistit spanjoll.

“Do të dëshironim ta shihnim Iscon me ne, por ne kemi kufijtë tanë. Ndryshe nga marrëveshjet e mëparshme, këto janë tejkaluar sot, prandaj transferimi nuk u realizua”, ka thënë Ruhnert.

Mesfushori 30-vjeçar është i lirë. Së fundi ish-futbollisti i Real Madridit ishte pjesë e Sevillas.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024