Auto&Tech
Kalifornia ndaloi karikimin e veturave elektrike për shkak të mbingarkesës së rrjetit
Demokracia
23:03 | 03 Shtator 2022

Share:

Kalifornia është goditur nga një valë e të nxehtit këto ditë dhe situata aktuale tregon jo vetëm fuqinë e natyrës, por edhe ndikimin e saj në zhvillimin e industrisë së automobilave.

Vala e të nxehtit në SHBA vazhdon. Autoritetet po përpiqen të merren me pasojat, por nuk është e lehtë.

Disa shtete kanë kufizime të konsiderueshme. Kështu, Kalifornia ka ndaluar karikimin e veturave elektrike gjatë orëve të përcaktuara nga autoritetet.

Vala e të nxehtit do të zgjasë disa ditë, ndërsa temperatura mund të kalojë 40 gradë Celsius. Është logjike që në këto kushte moti kërkesa për energji elektrike është dukshëm më e lartë falë përdorimit të gjerë të kondicionerëve që harxhojnë shumë energji.

Kjo do të thotë se edhe në zonat me diell si Kalifornia ka një ngarkesë të madhe në rrjetin elektrik. Prandaj autoritetet rekomandojnë që pajisjet elektrike të mos përdoren përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme.

Pronarët e veturave elektrike morën gjithashtu udhëzime. Nga e marta deri të mërkurën, ata nuk janë lejuar të karikojnë makinat e tyre në orarin e caktuar të punës dhe ka mundësi që situata të përsëritet.

Siç u tha, këto veprime parandaluese janë në funksion të parandalimit të kufizimeve më të rrepta të konsumit të energjisë.

Duhet theksuar se Shtetet e Bashkuara po përpiqen njëkohësisht të inkurajojnë braktisjen e makinave me motorë me djegie të brendshme, që do të thotë një kalim më masiv drejt veturave elektrike apo transportit publik.

Duke pasur parasysh problemet aktuale të energjisë në këto situata, duket si një veprim absurd. Prandaj, nuk është e vështirë të konkludohet se energjia elektrike do të bëhet më e shtrenjtë, gjë që do të kufizojë qasjen në burime që sot konsiderohen të përballueshme.

A do të kthehen së shpejti makinat private një luks? Nuk përjashtohet. Në çdo rast, e ardhmja nuk duket të jetë optimiste.

Të ngjashme