Lajme
“Kalbu në burg katil!”: Qytetarët e mllefosur, i komentojnë në fotografi Naim Murselit
Demokracia
10:12 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Naim Murseli është arrestuar bashkë me dy persona nën dyshimin për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt.

Ky lajm tashmë ka marrë dhenë, duke u komentuar gjërësisht. Natyrisht, arrestimi i Murselit ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa shumë qytetarë, të mllefosur, kanë komentuar në fotografitë e tij.

“Kriminel i keq, kalbu në burg katil!” – i ka komentuar një qytetare me emrin Haxh Iliriana.

Ndërsa qytetarja Hana Basha i shkroi Murselit se “Tash kalbesh në burg, paska qenë privilegji yt i fundit në këtë botë kjo foto”.

Ndërsa një qytetare tjetër, Fëllanza Avdijaj, e cilësoi Murselin si “njëri të poshtër”.

Qindra qytetarë të mllefosur kanë komentuar në fotografitë e Murselit. Ndryshe vrasja e Liridonës ka ngjallur shumë reagime.

Të ngjashme