Lajme
Kajtazi: Tre njerëz të cilët e kanë në dorë ‘sistemin e drejtësisë’ tallen me veten
Demokracia
16:15 | 04 Mars 2024

Share:

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se tre njerëzit që e kanë në dorë ‘sistemin e drejtësisë’ në vend: ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zv/ministri Blerim Sallahu dhe deputeti Adnan Rrustemi, janë tallur me veten dhe me Kosovën.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se të tre janë përfshirë në orkestrimin e “sulmeve banale” ndaj gazetarit Ilir Mirena.

“Tre njerëz të cilët kanë në dorë ‘sistemin e drejtësisë’ tallen me veten. Rrjedhimisht tallen me Kosovën. Për të tre është në rregull që të orkestrohen sulme banale ndaj një qytetari të Republikës së Kosovës. Ndaj një gazetari. Ndaj një njeriu që la jetën në Gjermani dhe erdhi në Kosovë për të luftuar kundër Serbisë si pjesë e UÇK-së – Ilir Mirenës. Të dy këta burra ne foto besoj se kane pasur moshën për t’u bërë pjesë e UÇK-së. Nëse jo këta, familjarët e tyre. Por nuk e kanë bërë sepse kanë pasur punë tjera. Psh, me lëshu pare me fajde”, ka thënë ai.

Kajtazi ka thënë se të tre Haxhiu, Sallahu e Rrustemi janë të padijshëm dhe se nuk e dinë se deputetët janë të lirë të shprehet e votojnë sipas vullnetit të tyre.

“Unë i kuptoj deri diku. Sepse janë të padijshëm. Sepse nuk e dinë se deputetet janë të lirë me ligj dhe kushtetutë të shprehen dhe votojnë sipas vullnetit të tyre. Sepse ushtrimi i ndikimit është vepër penale që vlen edhe në rastin e deputetëve. Por janë të padijshëm. Si të tillë edhe duhet t’i shohim. Si të tillë, ata nuk e kuptojnë se një ditë Dejona Mihali do të tallet me ta”, ka deklaruar Kajtazi në një shkrim në Facebook.

“Se do të thotë: as vetë nuk e di se si një strukturë politike në pushtet e kam drejtuar unë. Siç kam dashur. I kam ngreh për hunde. Bëni statuse. Akuzoni njerëz. Shani e fyeni sa të doni”, ka vazhduar ai. “Por, pranojeni se brenda kësaj fotografie ka njerëz të lidhur me fajdegji”.

Të ngjashme