Lajme
Kajtazi: Pozicionimi i Kurtit në raport me Ahmetin, akt kundër interesave të shqiptarëve
Demokracia
15:37 | 23 Prill 2024

Share:

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për ndërhyrjet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka vlerësuar se ndërhyja e Kurit në këto zgjedhje është e dyshimtë dhe antikombëtare

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka treguar se pse veprimet e Kurtit janë të tilla.

“Nuk jam perzi ne zgjedhjet ne Maqedonine e Veriut (ndonese kujt nuk ia nin a jam perzi a jo), sepse shqiptaret e atjeshem kane te drejte te zgjedhin kedo qe mendojne se eshte mire per ta. Po perzihem pak per shkak te perzierjes se kryeministrit te Kosoves, Albin Kurtin ne nje projekt per ta rrezuar Ali Ahmetin. Angazhimi i Kurtit eshte krejtesisht i dyshimte dhe antikombetar. Pse? Sepse Ali Ahmeti eshte njeri prej udheheqesve te luftes per çlirimin e Kosoves. Sepse Ali Ahmeti kurre nuk kerkoi dhe nuk mori asgje nga Kosova per sherbimin qe i beri per liri dhe pavaresi. Sepse Ali Ahmeti beri me shume per Kosoven sesa krejt keta qe udheheqin Kosoven keto tro vjet e fundit”, ka shkruar Kajtazi.

Sipas tij, pozicionimi i Kurtit kundër Ali Ahmetit rrezikon interesat e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Siç e theksova, votuesit shqiptare ne Maqedoni te Veriut kane te drejte te zgjedhin kedo. Por para se ta bejne kete duhet te mendojne mire se a jane per zhvillim e perparim, apo per diskriminim dhe izolin. Ali Ahmeti mund te mos jete i mire vetem per maqedonasor, kurrsesi per shqiptaret. Pozicionimi i Kurtit ne raport me Ali Ahmetin, eshte akt kunder interesave te shqiptareve ne Maqedoni. Keshtu do te duhej ta shihnin votuesit atje”, ka shkruar Kajtazi.

Të ngjashme