Lajme
Kajtazi për heshtjen e Osmanit: Presidentja e ka në shtëpi sulmuesin e mediave
Demokracia
18:17 | 12 Prill 2023

Share:

Gazetari, Vehbi Kajtazi, është shprehur i “habitur” pasi opinioni po e kërkon reagimin e presidentes Vjosa Osmani, lidhur me sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla.

Kajtazi është shprehur se presidentja Vjosa Osmani e ka në shtëpi personin i cili i sulmon mediet, prandaj sipas tij është e kotë që të kërkohet reagimi i Osmanit pasi ajo “nuk e kapërcen veten për të dalë në funksionin e saj kushtetues”.

Deri më tani sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla, e kanë dënuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, liderë opozitarë e gazetarë e përfaqësues të shoqërisë civile, por jo edhe presidentja Vjosa Osmani.

Diplomati kosovar në Maqedoninë e Veriut, Prindon Sadriu, ka sulmuar në katër raste mediat dhe gazetarët, madje në një rast i ka quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Të ngjashme