Lajme
Kajtazi ia zbulon një skandal Haxhiut: Ka vendosur në krye të Agjencisë për Konfiskimin e Pasurisë një udhëheqës të UDB-së
Demokracia
20:40 | 12 Maj 2023

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pranë vetës një person i cili ka shërbyer si udhëheqës i UDB-së serbe në Klinë. Ai është vendosur në pozitën e ushtruesit të Detyrës së Agjencisë për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme.

Kështu ka deklaruar në Facebook gazetari Vehbi Kajtazi duke thënë se Krasniqi që ka qenë udhëheqës i UDB-së në Klinë është person i besueshëm i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, shkruan Paparaci.com.

Në një shkrim tjetër në profilin e tij në Facebook, gazetari Kajtazi ka ndarë me publikun informacione tjera të rënda që lidhen me profilin e Enver Krasniqit.

Tash ushtrues detyre i Agjencisë për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, Krasniqi dikur si shef i UDB-së sipas Kajtazit ka burgosur dhe torturuar Kolë Berishën.

“Berisha, ka qenë zëvendës i Ibrahim Rugovës, në emrin e të cilit thirret presidentja Vjosa Osmani, e cila kryen shërbime politike për Albin Kurtin.”, ka shkruar Kajtazi.

Të ngjashme