Lajme
Kajtazi godet Kurtin: Kur Perëndimi u vë sanksione diktatorëve, ata flasin për projekte zhvillimore
Demokracia
19:20 | 02 Korrik 2023

Share:

Në një postim të fundit në Facebook, gazetari Vehbi Kajtazi ka shprehur ironinë e tij ndaj kryeministrit Kurti, pasi ai paralajmëroi ndërtimin e një rrugeje dy kilometra e gjysmë që do të lidhë Gjilanin me Bujanocin.

Kajtazi kritikoi ashpër qëndrimin e Kurtit duke e krahasuar me diktatorët e tjerë, të cilët flasin për projekte zhvillimore të vendit të tyre në momentet kur u vendosen sanksione ndaj tyre.

Ai shton se, edhe pse “diktatori i Kosovës” pretendon të ketë hapa para drejt zhvillimit të vendit, sanksionet dhe dëmet më të mëdha i ka shkaktuar vetë ai.

Populli, sipas Kajtazit, vazhdon të mbështesë diktatorin dhe të admirojë “kurrizin e fortë” të liderit që bën hapa para drejt humnerës.

Postimi i plotë:

Rendom ndodhe qe kur perendimi u ve sanksione diktatoreve, ata flasin per projekte zhvillimore te vendit te tyre. Per rruge te reja, punesim, investime ne ushtri etj.

Ky diktatorci yne, te njejten po e ben.

Nje dite pasi BE-ja e perjashtoi Kosoven nga nje grant 2.5 miliarde euro, diktatorci tha se po shtron nje rruge dy kilometra e gjysme qe lidh Gjilanin me Bujanocin.

Populli vazhdon te jete i kenaqur me kurrizin e forte te liderit qe ben hapa para drejte humneres.
Sidoqofte, sanksionet nuk na lene shenje neve. Sepse tashme jemi per toke. Sanksionet dhe demet me te medha i ka shkaktuar vete diktatorci.

Ai po jeton momentet me te mira te jetes se tij. Po i duket vetja i rendesishem per shkak se bota po i lutet.
Eshte mire ta leme ta jetoje kete kohe. Te shkroje ndonje cope asfalti dhe te beje receta te persosura per flia.

Të ngjashme