Lajme
Kajtazi: Edhe 20 milionë euro të tjera kanë qarkulluar në duart e Martin Berishajt
Demokracia
22:28 | 20 Korrik 2023

Share:

Sipas “Betimit për Drejtësi” pesë ministra të Qeverisë Kurti dhe një zëvendësministër po hetohen për korrupsion.

Analisti politik Vebi Kajtazi, foli rreth keqpërdorimeve në Koorporatën Energjetike të Kosovës.

Kajtazi tha se shuma e keqpërdorur aty është 80 milionë euro.

“”Mbreti i kësaj pune”, nuk duhet ta harrojmë Martin Berishaj, i cili vazhdon të jetë në hetime. Hetimet kanë zbuluar që ka përfitime të mëdha, që sektori i energjisë vazhdon të jetë i lidhur kyç dhe ngushtë me Qeverinë Kurti. Që përtej Martin Berishajt, ka edhe njerëzit të tjerë që merren me këto punë”, tha Kajtazi në Rubikon.

Ai theksoi se dokumentet thojnë që ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka pasur në duart e tij edhe 20 milionë të tjera.

Të ngjashme