Lajme
Kafe, lëngje e pije të gazuara| KEK i shpenzon 1 mijë euro për “freskim të punëtorëve”
Demokracia
10:44 | 06 Qershor 2022

Share:

Korporata Energjetike e Kosovës ka vendosur që t’i freskoj punëtorët me pije, kafe e lëngje. Për këtë është dhënë edhe një tender.

Kafe, lëngje, pije të gazuara, ujë e sheqer, këto janë vetëm disa nga produktet që punëtorët e Korporatës Energjetike e Kosovës do t’i konsumojnë për disa ditë.

Në tenderin “Furnizim me pije për byfe” është treguar se këto produkte do të blihen me shumicë, nga disa kilogram, shkruan Demokracia.com

“Sheqer 80 kilogram, Kafe princ 30 kilogram, CocaCola 0.33 ml 1/24, me 10 komplete, Neskafe 6 kuti, Lëngje te ndryshme 10 komplete, Uji mineral 10 komplete”, thuhet në njoftimin e shpallur nga KEK.

Në këtë njoftim është treguar se për këtë tender ka konkurruar vetëm një kompani, dhe se ajo si e vetme është shpallur fituese.

Vlera e përgjithshme e kontratës te lidhur mes kësaj kompania dhe KEK-ut është fiks 984 e 50 cent.

“Furnizim me pije për byfe. Vlera e përgjithshme e kontratës 984,50. Numri i tenderëve te pranuar: 1. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1”.

Sipas dosjes së tenderit, këto janë të gjitha produktet që do të blihen me rreth 1 mijë euro.

Sheqer 1/1 Kg 80

Kafe princ 100gr Kg 30

Uji i thjeshte 0.5l Komplet 150

Neskafe 0.25gr Kuti 6

CocaCola 0.33 ml 1/24 Komplet 10

Lëngje te ndryshme 0.200ml Komplet 10

Uji mineral 0.2l 1/12 Komplet 10. /Demokracia.com/

Të ngjashme