Komuna e Shtimes që drejtohet nga Qemajl Aliu i Vetëvendosjes ka vendosur që t’i shpenzoj 6 mijë e 342 euro në pije, kafe e çaja. Për këtë shërbim komuna ka dhënë edhe tender, të cilin e ka firuar kompania “Donati” pa konkurrencë.
Kafe, çaja, pije të ndryshme, qumësht me çokolatë, këto janë vetëm disa nga produktet që do t’i konsumojnë punonjësit e Komunës së Shtimes, brenda një kohe.
Komuna që drejtohet nga Qemajl Aliu i Vetëvendosjes ka vendosur që t’i shpenzoj 6 mijë e 342 euro për tenderin “Shërbimet e byfesë”
Këtë tender ia ka besuar kompanisë “DONATI” që drejtohet nga Bislim Beqaj, pa pasur asnjë konkurrencë, shkruan Demokracia.com.
“Data e dhënies së kontratës 13.06.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 14.06.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 1.Emri zyrtar: Bislim Beqaj B.I.. Qyteti: Shtime”, thuhet në njoftimin e shpallur në KRPP.
Është bërë me dije se kjo kompani shërbimet ndaj komunës do t’i bëjë për një vit.
“Nëse është vjetore apo mujore (ju lutemi shënoni) numrin e viteve 1 apo muajve 12. Vlera e përgjithshme e kontratës 6 342,00 euro”.
Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe detaje se cilat pije dhe çfarë produkte do të blihen nga Komuna e Shtimes më 6 mijë e 342 euro.
Gjatë një viti në këtë komunë do të konsumohen me mijëra expresso, mijëra, makiato, mijëra çaja. Po ashtu janë paraparë të konsumohen edhe qindra litra ujë, qumësht e pije të gazuara.
“Kafe Espresso, copë 1000. Kafe Makiato, copë 1200. Kafe Turke, copë 800. Nec café (ekuivalent), copë 650. Qumësht me çokolatë. Copë 650.Çaj filter të gjitha llojet, copë 2000. Pije në kanaqe 330 ml, të gjitha llojet (jo alkoolike), copë 1500. Lëngje frutash paketim qelqi 200 mle, të gjitha llojet, copë 1300, Ujë të gazuar 0.5 L, copë 940. Ujë të pa gazuar 0.5 L, cope1200. Ujë të gazuar 0.33 L, copë 600. Ujë të pa gazuar 0.33 L, copë 900. Ujë të pa gazuar me paketim qelqi 0.25 L, copë 500. Ujë të gazuar me paketim qelqi 0.25 L, copë 500”, thuhet në dosjen e tenderit./Demokracia.com/.