Lajme
Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje
Demokracia
23:43 | 10 Maj 2025

Share:

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7, ka thënë se kryekuvendari i takon partisë së parë dhe askush nuk po ia mohon këtë Vetëvendosjes, por askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë kundër vullnetit të tyre.

“Nëse kthehmi mbrapa në retropresketivë shiheni edhe deklaratat e Albin Kurtit por edhe vetë znj. Haxhiut dhe opunetëve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes kur u zgjedhë kryeparlamentari kanë kundërshtuar dhe asnjë herë nuk e kanë votuar. Këta po thirrën një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Por, ne e kuptojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që përcakton që Kryeparlamentari i takon partisë e cila ka marrë më së shumti vota. Por, neve nuk na detyron të votojmë Kryeparlamentarin”, ka thënë ajo.

Kadrijaj, duke folur për seancat e Kuvendit dhe akuzat e Vetëvendosjes për partitë që nuk po ia votojnë Albulena Haxhiun për kryekuvendare, ka thënë se deputetët janë të pavarur të vendosin për votën e tyre.

“Ne mundemi me pasur vota për, kundër ose apstenim. Por mundemi mos me marrë fare pjesë në votim. Është e drejtë e deputetit se si do të votojë. Nuk mundet me përcaktuar Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti në fakt është i pavarur në vendime dhe në qëndrime bile edhe nga partia politike”, tha ajo.
“Dhe po e ripërsërisë bllokadën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës po e bënë Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së për seancën ardhshme e ka përshkruar me situatën e njëjtë me fjalën “asgjë”.

“Asgjë. Ne po e presum situatën e njëjtë. Ne do të shkojmë sepse e kemi obligim si deputetë të jemi prezent në seancë. Do të shkojmë dhe do të përsëritet procedura e njëjtë. Do të kërkohet votimi i këtij komisioni. Sepse këta duke shpresuar me ndryshimin e formën e votimit nga votimi i hapur në atë votim të fshehur do ta marrrin ndonjë votë nga partitë tjera dhe besoj që kjo është një lojë sepse nëse deputetët që dëshirojnë me votuar do të kishin votuar edhe hapur dhe këtu në fakt kanë bërë shkelje ligjore dhe Kushtetuese”, tha ajo.

E pyetur për inciativën e AAK-së për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese rreth ndryshimit të votimit nga i hapur në të fshehur.

Ajo ka treguar në detaje se gjatë ditës së hënë do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Ne në fakt na nevojtën 10 nënshkrime të deputëteve vetëm sot i kemi marrë (premte). Por meqenëse është ditë pushimi sot, vikendi edhe në seancën e të dielës do të marrum nënshkrime. Kemi hartuar arsyshmërinë, ligjshmërinë të cilën do ta dërgojmë të hënën. Po kërkojmë që të interpretohet shkeljet ligjore dhe Kushtetuese që është bërë se në mes të votimit nuk ki të drejtë ta ndryshojsh formën e votimit. Sepse ne kemi qenë në mes të procedurave”, ka thënë Kadrijaj.

Të ngjashme