Lajme
Kadriaj e quan Fondin Sovran orientim majtist: Do të dështojë
Demokracia
19:09 | 08 Maj 2023

Share:

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj ka folur për mekanizmin e Fondit Sovran, i cili pritet të menaxhojë asetet publike me synim rritjen e vlerës, performancës dhe kthimin në investime.

Kadriaj ka thënë se ky është një koncept i majtë përderisa ekonomia e Kosovës është orientuar në konceptin e djathtë të ekonomisë së lirë të tregut.

“Kur flasim në pjesën ekonomike, nuk mund të bëjmë kësi lloj lëvizjeje sepse ne nuk e bëmë tranzicionin si vendet tjera në ish-Jugosllavi por ne e kishim edhe luftën. Ne e shkëputëm orientimin majtist në luftë. Dhe atë luftë që na e kanë bë dhe atë presion, na e ka bë ideologjia majiste dhe ne falë fuqive demokratike jemi të orientuar në demokraci dhe ekonomi të tregut të lirë, në ligjin e ofertës dhe kërkesës”, ka thënë Kadriaj.

Ai ka shtuar se Fondi Sovran do të dështojë, pasi që sipas tij, është dëshmi që sukseset më të mëdha në ekonomi janë shënuar me privatizim.

“Pas 5 viteve nëse realizohet çfarë këta po mendojnë, ka me qenë dështim. Këta po luajnë me disa terma “sovran”, “kombëtar”. Vendosja emrin sido por ana ekonomike do të tregojë që është i dështuar sepse përderisa në Luftën e dytë Botërore, ekonomia perëndimore u orientua në liberalizim të tregut dhe është privatizuar e gjithë ekonomia dhe ata kanë treguar rezultate që kanë pas sukses shumë më të madh se blloku majtist apo blloku i lindjes, ne nuk mund ta zbulojmë ujin e nxehtë sepse ne jemi edhe ekonomi aq e vogël, aq e papërfillshme që ti nuk mundesh ta orientosh ekonominë me një ideologji majtiste”, ka deklaruar Kadriaj në Ditari në Tëvë 1.

“Dhe nëse këta mund të nxirren, jo nuk jem me ideologji majtiste, kësi lloj orientimi i ekonomisë nuk ka tjetër term, as përmbajtje përveçse majtizëm. Jo socialdemokrat por tipik majtist. Ta nacionalizon tërë ekonominë, gjakun e ekonomisë që është energjetika e prodhimi, si p.sh Trepça kur ta nacionalizon apo shtetëzon, kjo është dështim”, ka shtuar ai.

Të ngjashme