Lajme
Kadriaj e AAK-së: Kurti po e rren popullin
Demokracia
08:16 | 28 Tetor 2023

Share:

Pa ndonjë rezultat, Kosova dhe Serbia përmbyllën edhe një takim në kuadër të dialogut,  të enjten në Bruksel.

Sipas përfaqësuesve të BE-së, kjo ndodhi për shkak të kushtëzimeve që palët i vendosen njëra- tjetrës.

Nga opozita në Kosovë ky takim po vlerësohet si jotransparent.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj në një intervistë për Front Online ka thënë se kryeministri Kurti nuk i ka informuar për asgjë.

“Po ashtu nuk kemi parë se çfarë po ndodh dje në Bruksel pasi Kurti nuk ka ardh, nuk na ka prezantuar asgjë, ka qenë një proces komplet jotransparent në raport me zhvillimet e fundit”, tha ajo.

Kadrijaj ka thënë se Kurti e ka obligim ligjor raportimin për procesin e dialogut.

“Po ashtu pas takimeve ne e kemi parë që Kurti nuk iu ka adresuar gazetarëve, dhe në bazë të asaj që nuk u adresua kemi ngel në një terr informativ edhe për mediumet, edhe për popullin, për qytetarët edhe për vet deputetët e Kosovës, gjë që nuk është e drejtë sepse e ka obligim ligjor, e ka obligim kushtetues që t’i përgjigjet Kuvendit dhe të ketë një transparencë për procesin e dialogut”, u shpreh ajo.

Kadrijaj për Kurtin: Shkoi në dialog pa kushte dhe pa kritere, s’pritet asgjë prej tij

Pas takimit në Brukse, Qeveria e Kosovës ka dalë me komunikatë duke thënë se kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë që të enjten të nënshkruajë marrëveshjet e Brukselit, Aneksin e Zbatimit dhe draft-asociacionin e propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor.

Mirëpo, të njëjtën se ka pranuar edhe Serbia.

E deputetja Time Kadriaj thotë se ende nuk e dinë se për çfarë marrëveshjesh e Asociacioni bëhet fjalë.

“Në atë marrëveshje përfshihet Asociacioni dhe që ne në fakt nuk e dimë a është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, a ka kompetenca ekzekutive Asociacioni, a është në përputhje me Kushtetutën së Kosovës, a respektohet sovraniteti dhe integriteti ajo çka është fol, është thënë që është një model evropian, për cilin model evropian i këtij Asociacioni ne ende nuk e kemi kuptu”, deklaroi ajo.

Kadrijaj thotë që Kurti ndryshoi qëndrim për dialogun.

Deputetja thotë se prej Qeverisë Kurti nuk ka asgjë.

“Asgjë nuk mundet me prit prej kësaj Qeverie, sepse me ardhjen në pushtet ka thënë që dialogun nuk e ka fare prioritet, dhe që krejt rastësisht prioritetet e 9-ta dje ka dalë prioriteti i parë, që ka shku me dialogu pa kushte dhe pa kritere”, tha ajo për Front Online.

Deputetja e AAK-së: Kurti po rren, BE-ja nuk i lejon mashtrimet e tilla

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj për Front Online ka folur për paralajmërimin që presidenti francez i ka dhënë Kosovës për vizat.

Sipas saj, kjo ndodhi për shkak të mashtrimeve të Kurtit.

“U pa paralajmërimi i Macronit që për shkak që e rren, ashtu si po na gënjen neve, ashtu siç po na mashtron neve edhe popullin, e ka mashtruar edhe faktorin ndërkombëtarë, dhe ka qenë në pikëpyetje anulimi i liberalizimi i vizave, sa ka transparencë, sa ka llogaridhënie, sa ka qëndrueshmëri tek lidershipi, mbetet të shihet në ditët në vazhdim”, u shpreh ajo.

Deputetja Kadrijaj thotë se Kurti nuk mundet të mashtrojë Bashkimin Evropian, si popullin.

“Nëse Kurti ka zgjedh ta mashtrojë popullin e Kosovës, të mashtrojë deputetët, mediumet, duke mos qenë transparent, mashtrimet e tilla nuk i lejohen me Bashkimin Evropian dhe vendet aleate”, u shpreh ajo.

Bojkotimi i seancave nga VV-ja/ Kadrijaj: Model i ri i Kurtit, po shkel ligjin

 Disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, e kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita, që ka të bëjë me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj për Front Online ka folur për këtë cështje.

Ajo tha që Qeveria Kurti vazhdimisht po shkel ligjet e rregulloren e Kuvendit.

“Këta vazhdimisht janë duke shkel ligjet, janë duke e shkel rregulloren e Kuvendit, janë duke e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sepse në asnjë praktikë nuk ka ndodh që mazhoranca ta bojkotojë seancën”, u shpreh ajo.

Bojkoti i seancave nga VV-ja, deputetja Kadriaj thotë që është model i ri i Kurtit.

“Ka ndodh që opozita me bojkotu seancën, tani ky është model i ri i Albin Kurtit duke dashur të bëjë popullizma me çështjet e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Të ngjashme