Lajme
Kadri Veseli mbush sot 58 vjet
Demokracia
09:35 | 31 Maj 2025

Share:

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli feston sot ditëlindjen.

Ai mbush sot 58 vjet jetë.

Në të njëjtën ditë me ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, edhe vajza e tij Rrita e ka ditëlindjen.

Veseli i cili po mbahet në Hagë tash e disa vjet pasi akuzohet për krime lufte, lindi më 31 maj të vitit 1967 në Mitrovicë.

Kujtojmë se, avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, më 2 qershor pritet ta dorëzojnë mocionin për rrëzimin e pikave të aktakuzës. /Klankosova.tv

Të ngjashme