ShowBiz
Kadri Veseli dhe Mozzik flasin në telefon, ja çfarë biseduan
Demokracia
20:52 | 02 Janar 2023

Share:

Reperi i njohur kosovar, Gramoz Aliu, i njohur me nofkën “Mozzik”, ka pranuar një telefonatë nga ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po mbahet në paraburgim nga Gykata Speciale.

Veseli ia ka uruar Mozzikut Vitin e Ri.

“Më herët më telefonoi nga Haga ! Edhe nga aj vend i bjen nërmend me na uru për festa e për një vit të mbarë. Mirë ish shumë , të fala tha mi bën gjithëve!
I thash edhe na jemi mirë të gjithë , veq nuk mujta pa i thënë qe kurrë më shumë se sot vendi ynë ka nevojë për ty e shokët tu.Deri në takimin e radhës shihemi”, ka shkruar Mozzik në Facebook.

Veseli dhe Mozzik kanë shprehur një miqësi mes tyre edhe gjatë kohës sa Veseli ishte aktiv në skenën politike./demokracia.com

Postimi i Mozzik:

Të ngjashme