Lajme
Kadri Rahimaj e bëri bashkëshortin e asamblistes së Vetëvendosjes menaxher të personelit në Kamenicë
Demokracia
18:36 | 24 Gusht 2022

Share:

Aktivistë e familjarë të anëtarëve të Vetëvendosjes po vazhdojnë të “rehatohen” në Komunën e Kamenicës, e cila udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Vetëvendosjes.

Së fundmi, Rahimaj e ka ‘rehatuar’ në punë edhe një familjar të një asamblisteje të kësaj partie, shkruan Demokracia.com.

Burim Kryeziu, bashkëshorti i asamblistes së Vetëvendosjes, Valentina Kastrati-Kryeziut, është bërë menaxher i personelit në administratën e kësaj komune.

Ky është vendimi për emërimin e tij:

Për muaj me radhë, Kryeziu mbante këtë pozicion, por si ushtrues detyre, pasi që më parë ai ka qenë zyrtar ligjor.

Demokracia.com ka raportuar në vazhdimësi për punësimet e militantëve të Vetëvendosjes në këtë komunë./Demokracia.com/

DOKUMENT| Kadri Rahimaj e shndërron komunën në zyre partiake, rehaton edhe një aktivist të ri të LVV-së

DOKUMENT| Kadri Rahimaj vazhdon të abuzojë me pushtetin në Kamenicë, IT e punëson militantin e Vetëvendosjes me shkollë të mesme

Të ngjashme