Lajme
​Kadetët e Policisë me vizita sistematike në QKUK
Demokracia
19:27 | 25 Nëntor 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar memorandum të ri bashkëpunimi, për kryerjen e vizitave sistematike të kadetëve të Policisë së Kosovës në QKUK.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti priti në takim ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejhullahu Raqi me bashkëpunëtorë, ku është diskutuar tema me interes të ndërsjellë.

“Gjatë këtij takimi nga u.d drejtori i përgjithshëm, Fehmi Hoti dhe u. d. drejtoresha e SHSKUK-së, Pranvera Zejhullahu Raqi është nënshkruar memorandum mirëkuptimi në mes të PK-së dhe SHSKUK-së”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme